Rreth nesh
Prezantim
T T sh.p.k. është një shoqëri me një kapital prej 330.000,00 €, e cila është themeluar nga dy partnerë Durim Shehu dhe Martin Magjistari në muajin korrik të vitit 2001. Të dy partnerët janë edhe administratorët e T T sh.p.k. Xhiroja vjetore T T sh.p.k. për vitin 2008 ishte 1 160.000,00 €. Për vitin 2009 parashikohet një rritje prej 20%.
Magazina dhe zyra operative e T T sh.p.k. ndodhen në Rr. “Bedri Karapici”, nr. 06, Tiranë, Shqipëri. Aktualisht personeli i T T sh.p.k. përbëhet nga dhjetë persona të specializuar, duke përfshirë edhe administratorët.
Zyra që kryen veprimet ligjore të T T sh.p.k. është FINTAKS.
Aktivitetet e T T sh.p.k. janë import-ekporti dhe tregtimi me shumicë dhe pakicë i njësive të trajtimit të ajrit, të aspirimit, ventilimit dhe të materialeve që bëjnë transportimin e ajrit, si dhe të aksesorëve të tyre.
T T sh.p.k. që nga fillimi i aktivitet të saj është distributor për zonën e Ballkanit (përveç Greqisë) i kompanive spanjolle TECNIFAN s.l., TECNIVEL s.l., AIRSUM s.l., MIXFLOW s.l., PORTIMEX s.l. Bashkëpunëtorë të tjerë spanjollë janë: SERVIFILTRO s.l., FLEXICEL s.a., MADEL s.a.
Dhe qysh prej muajit korrik të vitit 2008 T T sh.p.k. është partner i SISIL GROUP dhe distributor i OYL Manufacturing Sdn Bhd, për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për produktet ACSON dhe FRIMEC.
T T sh.p.k. në korrik të vitit 2008 ka hapur edhe degën e saj në Kosovë. Prishtina Teknologji ndodhet në Rr. “Bill Klinton”, p.n. Prishtinë.
Stafi i PT, sh.p.k. për momentin përbëhet nga tre persona të specializuar dhe kapitali i saj është 120.000,00€.
Produktet
T T sh.p.k. për produktet që tregton zotëron 80% të tregut Shqipëtar, 15% të atij Kosovar dhe 8% të atij Maqedonas.
Gama e produkteve përbëhet nga:
- Aspiratorë.
- Tuba fleksibël.
- Difuzorë dhe grila.
- Fan coils, dhe njësi të trajtimit të ajrit.
- Dampera.
- Aksesorë ventilimi.
- Pajisje të ajrit të kondicionuar.
- Izoluesë termikë dhe akustikë.
- Filtra ajri.
- Etj.
Pikat e forta
- Stok shumë i mirë.
- Konsultim.
- Projektim.
- Asistencë 24 orëshe mbas shitjeje.
