Telefononi në
0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Studiuesit Japonezë Garantojnë se Ozoni është Efektiv në Neutralizimin e Koronavirusit (COVID-19).

26 Gusht, 2020

JAPONI     08/26/2020 / 10:08 AM

Artikull i botuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve REUTERS.       

TOKYO (Reuters) – Studiuesit japonezë thanë të Mërkurë se përqendrimet e ulëta të ozonit mund të neutralizojnë grimcat e koronavirusit, duke siguruar një rrugë shumë efektive dezinfektimi për spitalet, në dhomat e ekzaminimit dhe zonat e pritjes.

Shkencëtarët e Fujita Health University mbajtën fjalim në një konferencë për shtyp duke treguar se kishin provuar që gazi i ozonit në përqendrime nga 0.05 deri në 0.1 pjesë për milion (ppm), nivele të konsideruara të padëmshme për njerëzit, mundim të vrasim virusin.

Eksperimenti u zhvillua duke përdorur një gjenerator ozoni të programuar për të punuar me rregjim të ulët ozoni për gati 10 orë në një dhomë të mbyllur dhe me një mostër të koronavirusit brënda saj. Rezultoi se fuqia infektuese e virusit u zvogëlua më shumë se 90% kur ra ne kontakt  me nivele të ulëta të përqëndrimi të ozonit.

“Transmetimi i koronavirusit të ri reduktohet duke goditur në mënyrë të vazhdueshme me përqendrime të ulëta të ozonit, madje edhe në mjediset ku njerëzit janë të pranishëm” tha studiuesi Takayuki Murata.

“Gjithashtu rezultoi se dezinfektimi me ozon ishte shumë i efektshëm në mjedise me lagështi të lartë.”

Ozoni, një kombinim i molekulës së oksigjenit, është i njohur për çaktivizimin e shumë patogjenëve, eksperimentet e mëparshme kanë treguar që përqendrimet e larta të ozonit, midis vlerave 1 deri në 6 ppm, rezultonin shumë efektiv kundër koronavirusit, por gjithashtu potencialisht toksik për njerëzit.

Një studim i fundit nga Georgia Institute of Technology tregoi se ozoni mund të jetë efektiv në dezinfektimin e tekstileve dhe pajisjeve mbrojtëse mjekësore.

Spitali Fujita Medical University Hospital, në Aichi në Japonin Qendrore, ka instaluar gjeneratorë ozoni për të zvogëluar përhapjen e infeksionit në zonat e pritjes dhe në dhomat e pacientëve.

Universiteti ka kryer gjithashtu një provë klinike të ilaçit Avigan, tek pacientët me COVID-19.

Raportimi nga Rocky Swift

Redaktimi nga Robert Birsel