Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Aksialë Sodeca

PËRDORIMI

Aspiratorët aksialë përdoren kryesisht për ventilimin e hapësirave që kërkojnë prurje të lartë dhe presion të ulët. Këta lloj aspiratorësh janë të përshtatshëm për tu montuar në mur.

DIZAJNI

Karkasa e aspiratorit dhe helika janë prej celiku të polimerizuar.

MOTORI

Motorët janë 2, 4 ose 6 pole, asinkron monofazë ose trefazor të veshur me shtresë mbrojtëse nga mbinxehja. Kuzhinetat me sfera sigurojnë një jetëgjatësi të motorit të paktën 40 000 orë pune. Shkalla e mbrojtjes së motorit është IP24.

KONTROLLI I SHPEJTËSISË

Kontrolli i shpejtësisë mund të bëhet me anë të një autotransformatori. Disa aspiratorë mund të lidhen me një celës nëse parametrat totale të tyre nuk e kalojnë parametrat e celsit.

MONTIMI

Aspiratori montohet në mur me anë të një pllake fiksuese. Lidhjet elektrike dhe instalimi duhet të kryhen në përputhje me manualin.