Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Aspiratorë Centrifugal TMD EC

TMD EC quhet aspiratori centrifugal me thithje të dyanshme,  me motor sinkron me magnet të përhershëm pa karbonçina (Brushless PMSM), rrotor të brendshëm dhe kontroll elektronik, të trupëzuara këto në karkasë dhe për tu montuar në plenum.

GAMA E PRODUKTIT 

Seria TMD EC është e disponueshme në 14 përmasa,  duke filluar nga 7/7 deri në 15/15. Me prurje nga 1200 m3/h deri në 7100 m3/h dhe në vartësi të modelit deri në 650 Pa.
Modeli standart është i përshtatshëm për temperatura ajri nga -20ºC deri në 50ºC.

KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT

TMD EC është pajisje e qëndrueshme, kompakte dhe me rendimentin 12% më të lartë se pajisjet e tjera konvencionale të të njëjtit model duke shpenzua 10% më pak energji elektrike.

Ka emetime të ulëta zanore dhe vibrime të pa përfillshme, e thjeshtë për tu përdorur dhe ka kosto të ulëta mirëmbajtjeje.

TMD EC kombinon teknologjinë e fundit të motorëve pa karbonçina (Brushless PMSM) të kontrolluar elektronikisht me rendiment të rritur.

Turbina dhe karkasa është e prodhuar me llamarinë çeliku të galvanizuar Z-275.

Motori EC i mbyllur IP54  i dizenjuar me rrotor të brendshëm, i montuar në karkasë, me magnetë të përhershëm pa karbonçina (Brushless PMSM), asinkron, karkasë, asincron, është elektronikisht i kontrolluar. Rregullimi i shpejtësisë nga 0-100% bëhet në formë të vazhdueshme nëpërmjet potenciometrit me sinjal 0-10V.  Ky kontroll i optimizuar lejon operacione me ngarkesa parciale ndërkohë që ruan rendiment të lartë.

Kontrolli elektronik siguron ndezje graduale, mbrojtje ndaj lidhjeve të shkurtra, mbrojtje ndaj rënies së tensionit, mbrojtje termike, etj.

Kushinetat janë të izoluara dhe pa nevojë mirëmbajtjeje.

Lidhja elektrike. Çdo aspirator TMD EC është i pajisur me një etiketë të ngjitur nga ana e elektromotorit ose në kapakun e tij në të cilën pasqyrohet skema e lidhjes elektrike.

Kutia e aspiratorit është e prodhuar prej llamarine çeliku të galvanizuar me spesor 1mm dhe 1,2mm në vartësi kjo të modelit dhe, sipas kërkesës, mund të vishet me absorbues akustik.

 

Kujdes!

• Mos pengoni hyrjen e ajrit nga ana e motorit. Duhet të siguroheni që të kalojë sasia e nevojshme e ajrit, pa pengesa, për të mënjanuar tejnxehjen e motorit.
• Mos e përdorni aspiratorin në shkarkim të lirë, pa e mbërthyer atë në sistemin e tubacioneve të llogaritura paraprakisht, në të kundërt, do të kemi një rritje të konsiderueshme të rrymës elektrike të thithur nga motori dhe për pasojë mbinxehjen e tij.
• Mos vendosni aspiratorin të punojë i zhytur në ambiente me temperaturë mbi 45ºC.
• Mos e mbërtheni aspiratorin me sistemin e tubacioneve pa i vendosur bashkues antivibrues dhe amortizatorë.
• Mos kryerja e shërbimeve dëmton aspiratorin dhe regjimin e tij të punës.
• Mos vendosja e salvamotorit mund të dëmtojë aspiratorin.