Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Aspiratorë Centrifugalë TMD

TMD quhet aspiratori centrifugal me thithje të dyanshme  dhe motor të trupëzuar në të për tu montuar në plenum.

GAMA E PRODUKTIT

Seria TMD është e disponueshme në 9 përmasa, duke filluar nga 5/8 deri në 15/15. Numri i parë tregon diametrin nominal të helikës në inch dhe numri i dytë tregon gjatësinë e fletës së helikës në inch. Secili model i kësaj serie plotëson Urdhëresën ErP 2015.

Me prurje nga 500 m3/h deri në 10000 m3/h dhe në vartësi të modelit deri në 490 Pa.
Temperaturat e ajrit të punës nga -20ºC deri në 50ºC.

KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT

Karkasa është e prodhuar me llamarinë çeliku të galvanizuar Z-275.

Motori është i mbyllur me shkallë mbrojtje IP54, me mbrojtje termike, ku njërën anë të boshtit e ka të kapur në qendër të helikës dhe krahun tjetër të fiksuar me tri krahë mbajtës me vida dhe amortizatorë kauçuku në tupin e aspiratorit.

TMD 12/12, 1,1 kW mund të jetë trefazor por edhe monofazë ndërsa TMD 15/15 është vetëm trefazor.
E gjithë seria tjetër TMD është monofazë me një shpejtësi (1V) dhe tre shpejtësi (3V), me katër pole (4P) dhe gjashtë pole (6P).

Lidhja elektrike. Çdo aspirator TMD është i pajisur me një etiketë të ngjitur nga ana e motorit ose në kapakun e tij në të cilën pasqyrohet skema e lidhjes elektrike.

Kutia e aspiratorit është e prodhuar prej llamarine çeliku të galvanizuar me spesor 1mm dhe 1,2mm në vartësi kjo të modelit dhe, sipas kërkesës, mund të vishet me absorbues akustik.

Kujdes!

• Mos pengoni hyrjen e ajrit nga ana e motorit. Duhet të siguroheni që të kalojë sasia e nevojshme e ajrit, pa pengesa, për të mënjanuar tejnxehjen e motorit.
• Mos e përdorni aspiratorin në shkarkim të lirë, pa e mbërthyer atë në sistemin e tubacioneve të llogaritura paraprakisht, në të kundërt, do të kemi një rritje të konsiderueshme të rrymës elektrike të thithur nga motori dhe për pasojë mbinxehjen e tij.
• Mos vendosni aspiratorin të punojë i zhytur në ambiente me temperaturë mbi 45ºC.
• Mos e mbërtheni aspiratorin me sistemin e tubacioneve pa i vendosur bashkues antivibrues dhe amortizatorë.
• Mos kryerja e shërbimeve dëmton aspiratorin dhe regjimin e tij të punës.
• Mos vendosja e salvamotorit mund të dëmtojë aspiratorin.