Aspiratorë Kulmorë Sodeca
PËRDORIMI
Aspiratorët kulmorë montohen në cati dhe përdoren kryesisht për thithjen e ajrit të ndotur në ambjentin e brëndëshem.
DIZAJNI
Karkasa e aspiratorit dhe helika janë prej celiku të polimerizuar. Sipas kerkeses Aspiratorët mund të jenë rezistent ndaj temperatës deri në 400⁰C për 2 orë ose ATEX të destinuara për përdorim në atmosfera eksplozive.
MOTORI
Motori është 2, 4 ose 6 pole, asinkron monofazë ose trefazor dhe helika me fletë të kthyera mbrapsht e instaluar në boshtin e motorit. Kuzhinetat me sfera mundesojnë një jetëgjatësi të lartë të aspiratorit. Shkalla e mbrojtjes së motorit është IP44.
KONTROLLI I SHPEJTËSISË
Kontrolli i shpejtësisë mund të bëhet me anë të një autotransformatori. Disa aspiratorë mund të lidhen me një celës nëse parametrat totale të tyre nuk e kalojnë parametrat e celsit.
MONTIMI
Aspiratori montohet në cati në fund të linjës së tubacioneve. Lidhjet elektrike dhe instalimi duhet të kryhen në përputhje me manualin.