Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

In-Line Seria VKM

PËRDORIMI:
Aspiratorët Vents VKM janë aspiratorë helikocentrifugalë (ndërthurje e aspiratorit aksial me atë centrifugal).

Fletët e helikës janë të kthyera mbrapsht, kanë një gamë të gjëre përdorimi dhe janë të projektuar specifikisht për hapësira që kërkojnë presion dhe prurje të lartë me nivel të ulët zhurme.

Karkasa prej celiku siguron mirë funksionimin e tij dhe në rastet kur ai instalohet jashtë, në mjedis te hapur.

DIZAJNI:

Karkasa është e përbërë prej celiku të polimerizuar.

MOTORI:

Seria Vents VKM është e pajisur me motor monofazë.

Motorët janë të pajisur me mbrojtje tërmike për të parandaluar mbinxehjen.

Kushinetat me sfera mundësojnë një jetëgjatësi deri në 40 000 orë pune, në funksionim të vazhdueshëm.

Shkalla e mbrojtjes së motorit është IP44.

KONTROLLI I SHPEJTËSISË

Motorët me dy shpejtësi mund të kontrollohen me çelës me dy pozicione të bashkëngjitur me aspiratorin ose me çelës me dy pozicione me montim në distancë.

MONTIMI:

Aspiratorët janë të përshtatshëm për tu montuar në cdo kënd dhe pikë të sistëmit.

Lidhja elektrike bëhet me anë të kutisë të jashtme të aspiratorit, sipas manualit të shënuar në të.