In-Line Vents Seria TT Silent M
PËRDORIMI:
Aspiratorët Vents TT Silent M janë aspiratorë helikocentrifugalë (ndërthurje e aspiratorit aksial me atë centrifugal).
Kanë një game të gjëre përdorimi dhe janë të projektuar specifikisht për hapësira që kërkojnë presion dhe prurje të lartë me nivel të ulët zhurme.
Karkasa është e veshur me izolim akustik duke siguruar një punim silencioz dhe me karakteristika të larta aerodinamike.
Aspiratorët janë të përshtatshëm për tuba rrethorë me diametër nga Ø 100 mm deri në 450 mm.
VENTS TT Silent-M rekomandohen si komponentë ventilimi për hapësira të ndryshme komercale që kërkojne nivel zhurme shumë të ulët: libraritë, sallat e konferencave, institucionet edukative.
DIZAJNI:
Karkasa është e përbërë prej celiku të polimerizuar.
Veshja e brëndshme prej celiku të parashpuar bën të mundur që valët e zërit të kalojnë nëpër vrima dhe të bihen me një kënd të caktuar në shtresën absorbuse të zhurmave.
Karkasa është e veshur nga brënda me një shtresë lesh guri 50mm.
Shtresa me vrima dhe materiali absorbues sigurojnë një frekuencë të ulët të valës së zerit që krijohet.
Helika është e përbërë prej një plastike shumë cilësore dhe të durueshme.
Për shkak të formës konike dhe këndit të fletëve të saj sigurohet një presion dhe një prurje më e lartë në krahasim me aspiratorët aksialë standart.
Karkasa është e pajisur më një kuti hermetike tek e cila bëhen lidhjet elektrike.
KONTROLLI I SHPEJTËSISË
Motorët me dy shpejtësi mund të kontrollohen me çelës me dy pozicione të bashkëngjitur me aspiratorin ose me çelës me dy pozicione me montim në distancë.
MONTIMI:
Aspiratori mund të montohet në cdo vend dhe në cdo kënd brënda sistemit të tubacioneve.
Brënda një sistemi ventilimi mund të instalohen disa aspiratorë.
• Në paralel për të rritur prurjen.
• Në seri për të rritur presionin.
Aspiratori është i pajisur me kllapa fiksimi për tu kapur në murr, tavan ose dysheme.