Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

In-Line Vents Seria TT/TT Pro

PËRDORIMI

Aspiratorët Vents TT dhe Vents TT Pro janë aspiratorë helikocentrifugalë (ndërthurje e aspiratorit aksial me atë centrifugal),  kanë një game të gjëre përdorimi dhe janë të projektuar specifikisht për hapësira që kërkojnë presion presion dhe prurje të lartë me nivel të ulët zhurme.

Aspiratorët janë të përshtatshem për tuba ajri me seksion rrethor me diametër nga Ø100 mm deri në Ø315 mm.

DIZAJNI

Karkasa është e përbërë prej një plastike shumë cilësore dhe të qëndrueshme.

Të gjitha modelet mund të pajisen me një rregullator kohe (timer) për fikje automatike, nga 2-30 min.

Pjesa e helikës dhe motorit mund të hiqen nga mbajtësja duke liruar dy kapset të cilat e mbajnë të fiksuar, duke thjeshtësuar mirëmbajtjen e aspiratorit. Mirëmbajtja nuk kërkon çmontim total të aspiratorit thjesht hiqni pjesën qëndrore dhe bëni shërbimin e kërkuar.

VEÇORITË

Karkasa është e përbërë prej polipropileni me djegshmëri të ulët.

Forma hemisferike dhe këndi i fletëve bëjnë të mundur rritjen e shpejtësisë, prurjes dhe presionit krahasuar me aspiratorët aksialë.

Helika dhe rruget drejtuese të ajrit janë kombinuar në mënyrë të tillë për të dhënë një performancë sa më të lartë të aspiratorit.

MOTORI

Seria Vents TT është e pajisur me motor monofazë më një ose dy shpejtësi.

Seria Vents TT Pro është e pajisur me motor monofazë me dy shpejtësi me konsum të ulët energjie.

Motorët janë të pajisur me mbrojtje tërmike për të parandaluar mbinxehjen.

Kushinetat me sfera mundësojnë një jetëgjatësi deri 40 000 orë pune, në funksionim të vazhdueshëm.

Shkalla e mbrojtjes së motorit është IPX4.

KONTROLLI I SHPEJTËSISË

Motorët me dy shpejtësi mund të kontrollohen me çelës me dy pozicione të bashkëngjitur me aspiratorin ose me çelës me dy pozicione me montim në distancë.

MONTIMI

Aspiratorët janë të përshtatshëm për tu montuar në cdo kënd dhe pikë të sistëmit.
Brënda një sistemi ventilimi mund të instalohen disa aspiratorë.
• Në paralel për të rritur prurjen
• Në seri për të rritur presionin
Karkasa është e pajisur me një pjesë të sheshtë për tu kapur në mur.

Pjesa e kutisë elektrike mund të rrotullohet në mënyrë që të thjeshtësojë lidhjen elektrike.