Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Aspiratorë Kulmorë Vents

PËRDORIMI

Aspiratorët kulmorë montohen në cati dhe përdoren kryesisht për thithjen e ajrit të ndotur në ambjentin e brëndëshem.

I përshtatshëm për tubacione me diametër Ø 200 deri në Ø 500.

DIZAJNI

Karkasa e aspiratorit dhe helika janë prej celiku të polimerizuar.

MOTORI

Motori është 2, 4 ose 6 pole, asinkron monofazë ose trefazor dhe helika me fletë të kthyera mbrapsht e instaluar në boshtin e motorit.

Kuzhinetat me sfera mundesojnë një jetëgjatësi të lartë të aspiratorit.

Shkalla e mbrojtjes së motorit është IP44.

KONTROLLI I SHPEJTËSISË

Kontrolli i shpejtësisë mund të bëhet me anë të një autotransformatori.
Disa aspiratorë mund të lidhen me një celës nëse parametrat totale të tyre nuk i kalojnë parametrat e celsit.

MONTIMI

Aspiratori montohet në cati në fund të linjës së tubacioneve.
Lidhjet elektrike dhe instalimi duhet të kryhen në përputhje me manualin.