Grila, Difuzorë, Dampera
Grila Slote
Grilat Slote përdoren në sistemet e ventilimit dhe ajrit të kondicionuar. Distanca ndërmjet fletëve dhe trashësia e tyre i bën ato të fuqishme nga ana fuksionale, gjithashtu kanë dhe një pamje estetike që i bën ato ideale për dhomat ku faktorët dekorativë kanë rendësi kryesore. Janë të përshtatshme për thithje dhe fryrje ajri.
Grila Drejtkëndore me 1 (një) Rresht
Grilat drejtkendore me 1 (një) rresht përdoren në sistemet e ajërit të kondicionuar dhe ventilimit. Fletët janë të lëvizshme dhe mund të ndryshohet drejtimi i tyre duke mundësuar një ndryshim të prurjes së ajrit.
Grila Drejtkëndore me 2 (dy) Rreshta
Grilat drejtkendore me 2 (dy) rreshta përdoren në sistemet e ajërit të kondicionuar dhe ventilimit. Fletët janë të lëvizshme dhe mund të ndryshohet drejtimi i tyre duke mundësuar një ndryshim të prurjes së ajrit.
Grila Drejtkëndore për tubacione rrethorë
Grilat drejtkëndore të lugëta përdoren në sistemet e ventilimit dhe ajrit të kondicionuar. Përshtaten në varësi të diametrit të tubacioneve.
Grila Drejtkëndore 45° Fikse
Grilat drejtkëndore 45° fikse përdoren në sistemet e ventilimit dhe ajrit të kondicionuar. Instalohen në tavane ose në mure gipsi.
Grila Drejtkëndore Kundra Shiut
Grilat drejtkëndore kundra shiut instalohen jashtë dhe përdoren për të marrë ajër ose për nxjerrë ajrin e përdorur. Dizejnimi i fletëve parandalon depërtimin e shiut brënda. Kanë një strukturë të fortë dhe janë shume rezistente ndaj kushteve klimatike të mjedisit të jashtëm.
Grila Drejtkëndore Tranzitore
Grila drejtkëndore tranzitore kanë një dizajn të thjeshtë që i bën ata të përdorshëm në të gjitha stilet arkitekturore. Karakteristikat e tyre të veçanta i bëjnë ato ideale për vendosjen në dyer ose në mure të brendshme. Profili i fletëve në formë “V” lejon kalimin e ajrit, por parandalon hyrjen e dritës, dhe në të njëjtën kohë zvogëlon nivelin e presionit të zërit.
Grila për Dysheme
Këto grila janë krijuar për tu instaluar në dysheme. Ato janë të përshtatshme për furnizim ose thithje ajri dhe klasifikohen H 1,5 sipas provës së bërë nga Applus +, në përputhje me standardin EN 1253-2.
Tobera
Toberat janë krijuar posaçërisht për të siguruar shpërndarjen e ajrit në hapësira të mëdha. Ato mundësojnë shpërndarje në distancë, ndërsa japin dhe fleksibilitet të plotë në drejtimin e hedhjes së ajrit.
Difuzorë Rrethorë
Difuzorët rrotacionalë janë krijuar për tu përdorur në sistemet e ventilimit dhe ajrit të kondicionuar. Forma e saj rrethore siguron një hedhje të njëtrajtshëm ajri në të gjitha drejtimet.