Telefononi në
0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00
KUSHTET E SHITJES

1. TE PERGJITHSHME
Porositë që i bëhen Tirana Teknologji, sh.p.k., nënkuptojnë pranimin e të gjithave dhe e çdo njërit prej kushteve të mëposhtme të shitjes. Në rast se ekzistojnë kushte blerjeje nga ana e klientit të ndryshme nga tonat, këto duhet të jenë paraprakisht të pranuara me shkrim nga drejtuesit e firmës. Në rast mosmarrëveshjeje, kushtet tona të shitjes janë të vlefshme mbi ato të klientit.

2. ÇMIMET
Çmimet janë të shprehura në Euro, me taksa dhe TVSH të përfshira dhe të llogaritura pa transport.

3. POROSITË
Është shumë e rëndësishme, për të evituar keqkuptimet, që porositë të konfirmohen me shkrim dhe me referenca të sakta. Porositë që bëhen me telefon ose me gojë, duhet të konfirmohen edhe nëpërmjet E-mail-it.

4. KOHA E DORËZIMIT TË POROSISË
Koha e dorëzimit, edhe sikur të jetë e pranuar me shkrim nga firma jonë, është gjithmonë orientuese. Vonesat e mundshme të dorëzimit nuk mund të jenë objekt reklamimesh ekonomike.

5. ANULLIMET E POROSIVE
Të gjitha anullimet e porosive, duhet të jenë të pranuara prej nesh. Nuk mund të anullohen porositë e paisjeve ose materialeve jashtë standardit dhe pak të përdorshëm ndërkohë që ka filluar fabrikimi i tyre.

6. KTHIMET
Me t’u fabrikuar ose dorëzuar materiali, nuk pranohen kthime të tij pa konfirmimin me shkrim të firmës sonë. Në të gjitha rastet e kthimeve, transporti i materialit deri në magazinën tonë, shkon për llogari të klientit. Dokumenti i abonimit të shumës që i korrespondon materialit të kthyer, i dorëzohet klientit menjëherë pasi bëhet rivlerësimi i tij në prani të klientit.

7. TRANSPORTI
Të gjitha mallrat transportohen për llogari dhe me siguracion të klientit. Nëqoftëse karakteristikat e transportit kërkojnë një ambalazhim special, ky do të jetë i përshkruar dhe do t’i faturohet në formë të veçantë klientit.

8. KUSHTET E PAGESËS
Porositë e realizuara nga persona ose ndërmarrje, duhet të likujdohen në momentin e dorëzimit të mallit. Për porositë e veçanta, pagesa bëhet paraprakisht. Për kushte të veçanta pagesash lidhet një kontratë paraprake e firmosur nga drejtuesit e firmës. Për çdo mosmarrëveshje, palët e interesuara do t’i drejtohen gjykatës së Tiranës.

9. MOSPAGESA
Shtyrja e afatit të pagesës, nuk pranohet, përveçse një marrëveshjeje dypalëshe. Në rast se pranohet kjo shtyrje, klienti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet që rrjedhin prej saj.

VEREJTJE

Këto kushte shitjeje mund të pësojnë modifikimeve të mundshme pa lajmërim paraprak.

GARANCIA

Fletëgarancie Data: ________________________
(MODEL TIP I FLETËGARANCISË)

Tirana Teknologji, sh.p.k., garanton ciësinë e materialeve të saj të përdorura në instalime dhe është e detyruar, të zëvendësojë ose riparojë, çdo material difektoz që ka për origjinë fabrikimin.

Për këtë qëllim duhet të përmbushen këto kushte:

1. Garancia nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndërrimin e pajisjes, por riparimin ose ndërrimin e pjesës së dëmtuar.

2. Riparimi i defekteve dhe servisi në aparat, brenda periudhës së garancisë, janë e drejtë ekskluzive e Tirana Teknologji, sh.p.k.

3. Shërbimi periodik i pajisjeve gjatë periudhës së garancisë duhet të bëhet vetëm nga persona të autorizuar prej Tirana Teknologji, sh.p.k.

4. Shërbimi periodik dhe materialet e përdorura për këtë qëllim, shkojnë për llogari të përdoruesit. Ky shërbim kushton (shih kontraten bashkëngjitur) të vlerës së preventivit.

5. Shërbimi periodik mujor i pastrimit të filtrave është detyrë e përdoruesit përjashtuar këtu rastin kur përdoruesi shpreh dëshirën që këtë shërbim ta kryejë Tirana Teknologji, sh.p.k

6. Tirana Teknologji, sh.p.k. nuk mban garanci në rast se pajisjet nuk mbrohen me salvamotor.

7. Tirana Teknologji, sh.p.k. nuk mban garanci në rast se sistemet e përdorura për funkionimin e pajisjeve (sistemi elektrik, sistemi i kondensatit, sistemi i fryrjes, sistemi i ajrit të freskët, etj) manipulohen ose përdoren për qëllime të tjera.

8. Tirana Teknologji, sh.p.k., nuk mban përgjegjësi për defekte të shkaktuara nga pakujdesia, keqpërdorimi si dhe luhatjet e tensionit.

9. Rrjeti i përdorur për lëshimin e motorit duhet të përmajë lëshues, rrele termike dhe të jetë i tokëzuar dhe të ketë parametrat e përcaktuara në tabelën e pajisjes.

10. Garancia për elektromotorët shtrihet në 12 muaj.

11. Garancia fillon nga dita e firmosjes së kësaj Fletëgarancie.

12. Kjo Fletëgaranci është e vlefshme kur është e firmosur dhe vulosur nga të treja palët.

13. Kjo Fletëgarancie ka 1(një) faqe dhe është bërë në tre kopie.

Tirana Teknologji , sh.p.k. Instaluesi Përdoruesi

Emër / mbiemër / firma /vula Emër / mbiemër / firma /vula Emër / mbiemër / firma /vula