Tirana Teknologji u themelua në 1999 në Madrid.
E filloi aktivitetin e saj në Tiranë në 2001 ku dhe solli një frymë të re europiane shërbimi ndaj klientit, e mbështetur kjo nga fabrikantë vizionarë me interesa globale dhe produkte cilësore.
Tirana Teknologji pas gati 20 vjet përvojë pohon me krenari se:
- Garanton produktin më të mirë në treg duke ndjekur hap pas hapi normat më rigoroze të BE-së;
- Sigurohet që produkti do të montohet dhe do të përdoret për qëllimin që është fabrikuar;
- Ruan marrëdhënie afatgjate me furnitorët e saj;
- Mbështet me konsulencë projektet e klientëve dhe në rast nevoje i asiston në objekt;
- Mbështet zhvillimin profesional të klientëve pa asnjë rezervë;
- I siguron klientit produktet më inovatore qoftë me stokun e saj qoftë me katalogun e produkteve që ofron;
- Produktet e katalogut të saj minimizojnë impaktin në mjedis dhe reduktojnë konsumin e energjisë;
- Ofron asistencën më të mirë pas shitjes në treg;
- Ofron formim teorik dhe praktikë pune profesionistëve të rinj, duke bashkëpunuar me projekte ndërkombëtare që kanë në fokus shkollat e mesme profesionale;
- Prej vitit 2017 ofron, në bashkëpunim me specialistë ndërkombëtarë anëtarë të Komitetit Europian për Standartizimin në fushën e ventilimit dhe evakuimit të tymrave në rast zjarri, seminare formimi për parkime publike, ndërtesa multifunksionale, industriale dhe residenciale.