Përshkrimi:
Aspiratorët Plug Fan NTPF-A-EC kombinojnë teknologjinë më të fundit dhe më të avancuar në motorët brushless me komutim elektronik, me rendiment më të lartë krahasuar me motorët e klasës IE4. Aspiratorët Plug Fan NTPF-A-EC janë Plug & Play dhe të montuar në një shasi të shtangët. Rezultati i këtij kombinimi është familja e aspiratorëve me rendimentin më të lartë të disponueshëm në treg, emetime të ulëta të zhurmave, përdorim i thjeshtë, pajisje kompakte që kërkojnë hapësira të vogla për instalim dhe mirëmbajtje me kosto të ulët.
Helika:
Helika Airfoil me performancë të lartë përfaqëson një evolucion teknologjik krahasuar me çdo familje aspiratorësh të tjerë në treg, duke përfituar një rendiment energjie shtesë nga përdorimi i motorëve EC.
Karakteristikat kryesore të dizajnit të NTPF-A-EC janë:
• Fletë tipi Airfoil me kanal të fluksit të ajrit të optimizuar aerodinamikisht.
• Teknologjia e difuzionit radial, e bazuar në shndërrimin e energjisë dinamike në statike, duke rritur rendimentetin dhe duke ulur nivelin e zhurmës.
• Drejtimi këndor i shkarkimit, që zvogëlon efektin e instalimit në ventilator kur montohet në një plenum, duke rritur efikasitetin e sistemit.
• Helika e përbërë nga alumini, rezistente ndaj korrozionit, e lehtë por solide, e përshtatshme për shpejtësi të larta rrotullimi.
• Balancimi statik dhe dinamik midis motorit dhe helikës, duke garantuar dridhje minimale dhe reduktuar ngarkesat në kushineta.
• Koni i hyrjes është prej çeliku të galvanizuar, me profil aerodinamik dhe një tolerancë të vogël me helikën që kontribuon për një rendiment më të lartë. E pajisur me një pikë hyrje për matjen e presionit.