Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Aspiratorë Centrifugal NTPF EC

NTPF EC quhet aspiratori centrifugal me thithje të njëanshme itipit Plug Fan, me motor sinkron me magnet të përhershëm pakarbonçina (Brushless PMSM), rrotor të jashtëm dhe kontrollelektronik, të trupëzuara këto në turbinë dhe për tu montuar në plenum.

GAMA E PRODUKTIT
Seria NTPF EC është e disponueshme në 27 përmasa, duke filluar nga diametri250 mm deri në diametrin 630 mm. Me prurje nga 700 m3/h deri në 25000 m3/h dhe në vartësi të modelit deri në 2000 Pa.
Modeli standart është i përshtatshëm për temperatura ajri nga -20ºC deri në 40ºC dhe 110ºC në vartësi të modelit.

KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT
NTPF EC është pajisja më e fortë, më e qëndrueshme, më kompakte dhe me rendimentin më të lartë në treg. Ka emetime të ulëta zanore dhe vibrime të papërfillshme, e thjeshtë për tu përdorur, kërkon më pak hapësirë instalimi dhe ka kosto të ulëta mirëmbajtjeje. NTPF EC kombinon teknologjinë e fundit, më të avancuarën, të motorëve BLDC të kontrolluar elektronikisht me rendiment më të rritur krahasuar me motorët IE4 dhe elektronikë të integruar Plug & Play me rendiment më të lartë se cilido model tjetër. Turbina e aluminit me profil aerodinamik me rendiment të lartë, me difuzion radial, shkarkim me kënd i ajrit dhe fluks të optimizuar, përfaqëson evolucion teknologjik.

Teknologjia e difuzionit radial, transformon energjinë dinamike në statike duke rritur rendimentin dhe ulur zhurmat. Pesha e lehtë e turbinës dhe qëndueshmëria e saj mundësojnë rrotullime me shpejtësi të madhe dhe vibrime të papërfillshme dhe, për pasojë, ngarkesa të vogla në kushineta.

Koni i hyrjes me një profil të studiuar aerodinamik dhe distancë minimale me turbinën, na siguron edhe këtu rendiment më të lartë. Në konin e hyrjes ka edhenjë dispozitiv për matjen e presionit.

Motori EC i dizenjuar me rrotor të jashtëm, i montuar direkt në turbinë, me magnetë të përhershëm, asinkron, është elektronikisht i kontrolluar me BLDC ku rendimenti është dallueshëm më i lartë se rendimenti i Klasit IE4.

Karakteristikat kryesore të tij janë :

– Rendiment energjitik i lartë me humbje të ulëta në bakër, hekur dhe hysteresis (ky fenomen shfaqet zakonisht në formën e nxehtësisë).
– Motor sinkron i cili nuk ka humbje si pasojë e rrëshqitjes.
– Kontroll i optimizuar i cili lejon operacion me ngarkesë parciale ndërkohë që ruan rendimentin në proporcione 1:10.
– Dizenjo dhe kontrolli elektronik i statorit garantojnë zhurma të ulëta magnetike të cilat, së bashku me pulset e frekuencës, sigurojnë nivele emetimi zhurmash të pa përfillshme.
– Kushinetat janë të izoluara dhe pa nevojë mirëmbajtjeje. Kjo mënjanon dëmin që mund të shkaktojnë rrymat me frekuencë të lartë në kushinetë.
– Kontrolli elektronik lejon rregullimin e shpejtësisë nga 0-100% nëpërmjet potenciometrit me kontroll sinjali 0–10V/4-20mA, përfshirë interface RS485/ModBus RTU që, sipas nevojës, me një lidhje të thjeshtë, lejon monitorimin dhe kontrollin e aspiratorit ose bashkësisë së aspiratorëve të lidhur në rrjet.
– Përveç kësaj, në këtë nyje, janë të integruara të gjitha mbrojtjet e mundshme si për linjën: filtër EMC, filtër PFC, etj ; ashtu edhe për motorin dhe elektronikën: ndezje graduale, mbrojtje ndaj lidhjeve të shkurtra, mbrojtje ndaj rënies së tensionit, mbrojtje termike, etj. duke qenë kështu një ekip Plug & Play.
Kutia e aspiratorit, e montuar në një skelet me profile alumini, është e prodhuar prej llamarine çeliku të galvanizuar me spesor 1mm dhe 1,2mm në vartësi kjo të modelit dhe, sipas kërkesës, mund të vishet me absorbues akustik.

Kujdes!

• Mos pengoni hyrjen e ajrit nga ana e motorit. Duhet të siguroheni që të kalojë sasia e nevojshme e ajrit, pa pengesa, për të mënjanuar tejnxehjen e motorit.
• Mos e përdorni aspiratorin në shkarkim të lirë, pa e mbërthyer atë në sistemin e tubacioneve të llogaritura paraprakisht, në të kundërt, do të kemi një rritje të konsiderueshme të rrymës elektrike të thithur nga motori dhe për pasojë mbinxehjen e tij.
• Mos vendosni aspiratorin të punojë i zhytur në ambiente me temperaturë mbi 45ºC.
• Mos e mbërtheni aspiratorin me sistemin e tubacioneve pa i vendosur bashkues antivibrues dhe amortizatorë.
• Mos kryerja e shërbimeve dëmton aspiratorin dhe regjimin e tij të punës.
• Mos vendosja e salvamotorit mund të dëmtojë aspiratorin.