Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Aspiratorë Centrifugal NTPF

NTPF quhet aspiratori centrifugal me thithje të njëanshme i tipit Plug Fan me motor asinkron të montuar direkt në turbinë për tu montuar në plenum.

GAMA E PRODUKTIT 

Seria NTPF është e disponueshme në 12 përmasa, duke filluar nga diametri 220 mm deri në diametrin 800 mm.

Me prurje nga 700 m3/h deri në 50000 m3/h dhe në vartësi të modelit deri në 3000 Pa.

Modeli standart është i përshtatshëm për temperatura ajri nga -20ºC deri në 40ºC dhe 110ºC në vartësi të modelit.

KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT 

Karkasa është e prodhuar me llamarinë çeliku të galvanizuar Z-275 dhe e përforcuar me strukturë me profile çeliku “L”.

Helika është e balancuar nga pikëpamja statike dhe dinamike duke respektuar standardet VDI 2060.

Aksi është prodhuar duke mbajtur një tolerancë H8.

Kuzhinetat me sfera janë hermetike dhe të lubrifikuara në mënyrë të përhershme.

Motori IE3 është trefazor, me mbrojtje termike, dhe lidhet me rripa transmisioni me aksin e aspiratorit. Raporti i transmisionit varet nga nevojat e sistemit.

Kutia e aspiratorit, e montuar në një skelet me profile alumini, është e prodhuar prej llamarine çeliku të galvanizuar me spesor 1mm dhe 1,2mm në vartësi kjo të modelit dhe, sipas kërkesës, mund të vishet me absorbues akustik.

Kujdes!

• Mos pengoni hyrjen e ajrit nga ana e motorit. Duhet të siguroheni që të kalojë sasia e nevojshme e ajrit, pa pengesa, për të mënjanuar tejnxehjen e motorit.
• Mos e përdorni aspiratorin në shkarkim të lirë, pa e mbërthyer atë në sistemin e tubacioneve të llogaritura paraprakisht, në të kundërt, do të kemi një rritje të konsiderueshme të rrymës elektrike të thithur nga motori dhe për pasojë mbinxehjen e tij.
• Mos vendosni aspiratorin të punojë i zhytur në ambiente me temperaturë mbi 45ºC.
• Mos e mbërtheni aspiratorin me sistemin e tubacioneve pa i vendosur bashkues antivibrues dhe amortizatorë.
• Mos kryerja e shërbimeve dëmton aspiratorin dhe regjimin e tij të punës.
• Mos vendosja e salvamotorit mund të dëmtojë aspiratorin.