Aspiratorë Centrifugalë TSA
TSA quhet aspiratori centrifugal me thithje të njëanshme me motor me transmision.
TSA F është i homologuar 400ºC/2h; 300ºC/2h; 200 ºC sipas EN 12101-3. 12101-3.
GAMA E PRODUKTIT GAMA E PRODUKTIT
Seria TSA dhe TSA F është e disponueshme në 9 përmasa, duke filluar nga 9/4 deri në 30/14. Numri i parë tregon diametrin nominal të helikës në inch dhe numri i dytë tregon gjatësinë e fletës së helikës në inch.
Me prurje nga 1950 m3/h deri në 26450 m3/h dhe në vartësi të modelit deri në 1200 Pa.
Modeli standart është i përshtatshëm për temperatura ajri nga -20ºC deri në 80ºC dhe 110ºC në vartësi të modelit.
TSA F duke respektuar Normativën Europiane EN 12101-3 është i detyruar të durojë temperatura 400ºC për së paku 2 orë rresht.
KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT
Karkasa është e prodhuar me llamarinë çeliku të galvanizuar Z-275 dhe e përforcuar me strukturë me profile çeliku “L”.
Helika është e balancuar nga pikëpamja statike dhe dinamike duke respektuar standardet VDI 2060.
Aksi është prodhuar duke mbajtur një tolerancë H8.
Kuzhinetat me sfera janë hermetike dhe të lubrifikuara në mënyrë të përhershme.
Motori IE3 është trefazor, me mbrojtje termike, dhe lidhet me rripa transmisioni me aksin e aspiratorit. Raporti i transmisionit varet nga nevojat e sistemit.
Kutia e aspiratorit, e montuar në një skelet me profile alumini, është e prodhuar prej llamarine çeliku të galvanizuar me spesor 1mm dhe 1,2mm në vartësi kjo të modelit dhe, sipas kërkesës, mund të vishet me absorbues akustik.
Kujdes!
• Mos pengoni hyrjen e ajrit nga ana e motorit. Duhet të siguroheni që të kalojë sasia e nevojshme e ajrit, pa pengesa, për të mënjanuar tejnxehjen e motorit.
• Mos e përdorni aspiratorin në shkarkim të lirë, pa e mbërthyer atë në sistemin e tubacioneve të llogaritura paraprakisht, në të kundërt, do të kemi një rritje të konsiderueshme të rrymës elektrike të thithur nga motori dhe për pasojë mbinxehjen e tij.
• Mos vendosni aspiratorin të punojë i zhytur në ambiente me temperaturë mbi 45ºC.
• Mos e mbërtheni aspiratorin me sistemin e tubacioneve pa i vendosur bashkues antivibrues dhe amortizatorë.
• Mos kryerja e shërbimeve dëmton aspiratorin dhe regjimin e tij të punës.
• Mos vendosja e salvamotorit mund të dëmtojë aspiratorin.