Telefononi në
0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

NTPF A EC

Përshkrimi:

Aspiratorët Plug Fan NTPF-A-EC kombinojnë teknologjinë më të fundit dhe më të avancuar në motorët BLDC me konmutim elektronik, me rendiment më të lartë krahasuar me motorët e klasës IE4. NTPF-A-EC është Plug & Play dhe i montuar në një shasi të shtangët. Rezultati i këtij kombinimi është familja e aspiratorëve me rendimentin më të lartë të disponueshëm në treg, emetime të ulëta të zhurmave, përdorim i thjeshtë, pajisje kompakte që kërkojnë hapësira të vogla për instalim dhe mirëmbajtje me kosto të ulët.


Helika:
Helika Airfoil me performancë të lartë përfaqëson një evolucion teknologjik krahasuar me cdo familje aspiratorësh të tjerë në treg, duke përfituar një rendiment energjie shtesë nga përdorimi i motorëve EC.


Karakteristikat kryesore të dizajnit të NTPF-A-EC janë:
• Fletë tipi Airfoil me kanal të fluksit të ajrit të optimizuar aerodinamikisht.
• Teknologjia e difuzionit radial, e bazuar në shndërrimin e energjisë dinamike në statike,
duke rritur rendimentetin dhe duke ulur nivelin e zhurmës.
• Drejtimi këndor i shkarkimit, që zvogëlon efektin e instalimit në ventilator kur montohet
në një plenum, duke rritur efikasitetin e sistemit.
• Helika e bërë nga alumini, rezistente ndaj korrozionit, e lehtë por solide, e përshtatshme
për shpejtësi të larta rrotullimi.
• Balancimi statik dhe dinamik midis motorit dhe helikës, duke garantuar dridhje minimale
dhe reduktuar ngarkesat në kushineta.
• Koni i hyrjes është prej çeliku të galvanizuar, me profil aerodinamik dhe një tolerancë të
vogël me helikën që kontribuon për një rendiment më të lartë. E pajisur me një pikë hyrje
për matjen e presionit.