Telefononi në
0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Gjenerator Ozoni GZ7

Desinfektimi, higjenizimi, deodorimi me ozon është një praktikë rutinare tashmë në vendet e zhvilluara përdorur nga ato kompani që kanë kërkesa të një niveli tjetër për cilësinë e ajrit.

Në këto kohë pandemie ky shërbim merr një rëndësi edhe më të veçantë.

  1. Eshtë OZONI dezinfektant (i gjeneruar në ambiente pa prezencë personash)?

Sipas OBSH “ozoni është desinfektanti natyral më efektiv ndaj mikroorganizmave”.

Ozoni bën pjesë në listën e biocideve të ECHA që prej vitit 2016:

https://echa.europa.eu/information-on-chemicals/biocidal-active-substances?p_p_id=dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet&p_p_lifecycle=0&p_p_state=normal&p_p_mode=view&p_p_col_id=column-1&p_p_col_pos=2&p_p_col_count=3&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_sessionCriteriaId=dissActiveSubsSessionParam101401604584392191&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_disas_user-performed-search=false&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_delta=50&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_tabs1=Search&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_orderByCol=name&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_orderByType=asc&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_resetCur=false&_dissactivesubstances_WAR_dissactivesubstancesportlet_cur=13

Ozoni ndodhet në faqen 13 dhe klasifikohet në tipet e produkteve (Product Type):

PT02; PT04; PT05; PT11:

https://echa.europa.eu/regulations/biocidal-products-regulation/product-types

  1. Përdoret OZONI si higjenizues (i gjeneruar në ambiente në prezencë të personave)?

Tirana Teknologji, sh.p.k., bazuar në rekomandimet e fabrikantit, sigurohet që nivelet e përqëndrimit të ozonit në procesin e higjenizimit të jenë minimalisht mbi 10 herë më të ulëta se sa niveli maksimal i lejuar në KE i ekspozimit të personave sipas ILO dhe WHO:

http://www.ilo.org/dyn/icsc/showcard.display?p_version=2&p_card_id=0068

  1. Pajisjet që përdorim, janë të sigurta?

Pajisjet  që Tirana Teknologi përdor, janë të prodhuara në Spanjë nga fabrikanti “Ingenieria del Ozono S.L.U. (ZONOSISTEM) i cili, zotëron një “Dossier” të substancës aktive O3 të depozituar në EuOTA dhe që e detyron të plotësojnë kërkesat e nenit 93 të Rregullores së ECHA (shih Dok. 1 bashkëngjitur):

https://www.euota.org/wp-content/uploads/CERTIFICADO-ARTICULO-93-INGLES.pdf

  1. Si kryhet dezinfektimi dhe higjenizimi?

Të dyja proceset ndodhin automatikisht duke e programuar pajisjen bazuar në aktivitetin dhe nevojat e biznesit. Ky proces automatik eliminon gabimin human dhe siguron dezinfektim ose higjenizim të çdo lloj qosheje, sipërfaqeje apo tekstili; pra atje ku hyn ajri ka hyrë edhe procesi i ozonimit.

  • Pas proceseve të dezinfektimit dhe higjenizimit, gjenerohen mbetje?

JO. Procesi i gjenerimit të ozonit është një proces fizik. Nëpërmjet shkarkesave elektike precize arrihet eksitimi i molekulave të oksigjenit të ajrit të vetë ambientit të cilat pastaj bashkëveprojnë midis tyre dhe formojnë oksigjenin tre atomik: OZONIN (O3). Ozoni është i paqëndrueshëm dhe pas vetëm 20 min fillon procesin e rikthimit në oksigjen (O2), proces i cili mund të zgjasë deri në 2 orë nqs dhoma nuk ventilohet.