Desinfektimi, higjenizimi, deodorimi me ozon është një praktikë rutinare tashmë në vendet e zhvilluara përdorur nga ato kompani që kanë kërkesa të një niveli tjetër për cilësinë e ajrit.
Në këto kohë pandemie ky shërbim merr një rëndësi edhe më të veçantë.
Sipas OBSH “ozoni është desinfektanti natyral më efektiv ndaj mikroorganizmave”.
Ozoni bën pjesë në listën e biocideve të ECHA që prej vitit 2016:
Ozoni ndodhet në faqen 13 dhe klasifikohet në tipet e produkteve (Product Type):
PT02; PT04; PT05; PT11:
https://echa.europa.eu/regulations/biocidal-products-regulation/product-types
Tirana Teknologji, sh.p.k., bazuar në rekomandimet e fabrikantit, sigurohet që nivelet e përqëndrimit të ozonit në procesin e higjenizimit të jenë minimalisht mbi 10 herë më të ulëta se sa niveli maksimal i lejuar në KE i ekspozimit të personave sipas ILO dhe WHO:
http://www.ilo.org/dyn/icsc/showcard.display?p_version=2&p_card_id=0068
Pajisjet që Tirana Teknologi përdor, janë të prodhuara në Spanjë nga fabrikanti “Ingenieria del Ozono S.L.U. (ZONOSISTEM) i cili, zotëron një “Dossier” të substancës aktive O3 të depozituar në EuOTA dhe që e detyron të plotësojnë kërkesat e nenit 93 të Rregullores së ECHA (shih Dok. 1 bashkëngjitur):
https://www.euota.org/wp-content/uploads/CERTIFICADO-ARTICULO-93-INGLES.pdf
Të dyja proceset ndodhin automatikisht duke e programuar pajisjen bazuar në aktivitetin dhe nevojat e biznesit. Ky proces automatik eliminon gabimin human dhe siguron dezinfektim ose higjenizim të çdo lloj qosheje, sipërfaqeje apo tekstili; pra atje ku hyn ajri ka hyrë edhe procesi i ozonimit.
JO. Procesi i gjenerimit të ozonit është një proces fizik. Nëpërmjet shkarkesave elektike precize arrihet eksitimi i molekulave të oksigjenit të ajrit të vetë ambientit të cilat pastaj bashkëveprojnë midis tyre dhe formojnë oksigjenin tre atomik: OZONIN (O3). Ozoni është i paqëndrueshëm dhe pas vetëm 20 min fillon procesin e rikthimit në oksigjen (O2), proces i cili mund të zgjasë deri në 2 orë nqs dhoma nuk ventilohet.