Plug Fan BLAUBERG EC.
Përshkrimi:
Aspiratorët Plug Fan BLAUBERG EC kombinojnë teknologjinë më të fundit dhe më të avancuar në motorët brushless me komutim elektronik, me rendiment më të lartë krahasuar me motorët e klasës IE4. Aspiratorët Plug Fan BLAUBERG EC janë Plug & Play dhe të montuar në një shasi të shtangët. Rezultati i këtij kombinimi është familja e aspiratorëve me rendimentin më të lartë të disponueshëm në treg, emetime të ulëta të zhurmave, përdorim i thjeshtë, pajisje kompakte që kërkojnë hapësira të vogla për instalim dhe mirëmbajtje me kosto të ulët.
Karakteristikat kryesore të Blauberg GL-EC janë:
• Teknologjia e difuzionit radial, e bazuar në shndërrimin e energjisë dinamike në statike, duke rritur rendimentetin dhe duke ulur nivelin e zhurmës.
• Drejtimi këndor i shkarkimit, që zvogëlon efektin e instalimit në ventilator kur montohet në një plenum, duke rritur efikasitetin e sistemit.
• Helika prej materiali plastik, me fletë të kthyer mbrapa, e lehtë por solide, e përshtatshme për shpejtësi të larta rrotullimi.
Motori:
• Motor asinkron, tipi Brushless, i mbyllur me klasë mbrojtjeje IP55.
• Me magnet të përhershëm.
• Rregullimi i shpejtësisë nga 0-100 % bëhet në formë të vazhdueshme me potenciometër me sinjal 0-10V.
Karkasa:
• Prodhuar me llamarinë të galvanizuar.
Kutia e aspiratorit:
• Prej llamarine të galvanizuar.
Sipas kërkesës:
• Mund të vishet me absorbues akustik.