Aspiratorë centrifugalë me thithje të njëanshme me transmision
Aspiratori:
• TSA-F 400⁰C/2h është aspirator me transmision me thithje të njëanshme, me motorin jashtë rrymës së ajrit, për të punuar jashtë zonave të rrezikut nga zjarri (desenfumage).
• Aspiratori 400⁰C/2h i certifikuar sipas rregullores UNE EN-12101-3:2016 dhe certifikimin CE.
• Është i disponueshëm në 9 përmasa, duke filluar nga 9/4 deri në 30/14.
• Me prurje nga 1000 m³/h – 28000 m³/h në varësi të modelit deri në 1200 Pa.
• Temperaturat e ajrit të punës nga -20°C deri në 110°C gjatë përdorimit të vazhdueshëm dhe 400⁰C për 2 orë në rast zjarri.
• Kushineta sipas normës VDI-2060 dhe Q=6.3.
• Në dispozicion montim horizontal dhe vertikal.
Motori:
• Me rendiment IE3, trefazor, me mbrojtje termike (mbrojtje IP55).
• Lidhet me rripa transmisioni me aksin e aspiratorit.
• Raporti i transmisionit varet nga nevojat e sistemit.
Sipas kërkesës:
• Komandimi me inverter frekuence dhe potenciometër nga 0-10 V.
Karkasa:
• Prodhuar me llamarinë të galvanizuar Z-275, e përforcuar me profil celiku ”L”.
Kutia e aspiratorit:
• Kutia është prej çeliku të galvanizuar me izolim termo-akustik..
Sipas kërkesës:
• Mund të vishet me absorbues akustik.