Telefononi në 0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00
Kush jemi ne?

Tirana Teknologji u themelua në 1999 në Madrid.


E filloi aktivitetin e saj në Tiranë në 2001 ku dhe solli një frymë të re europiane shërbimi ndaj klientit, e mbështetur kjo nga fabrikantë vizionarë me interesa globale dhe produkte cilësore.

Tirana Teknologji pas gati 20 vjet përvojë pohon me krenari se:

  • Garanton produktin më të mirë në treg duke ndjekur hap pas hapi normat më rigoroze të BE-së;
  • Sigurohet që produkti do të montohet dhe do të përdoret për qëllimin që është fabrikuar;
  • Ruan marrëdhënie afatgjate me furnitorët e saj;
  • Mbështet me konsulencë projektet e klientëve dhe në rast nevoje i asiston në objekt;
  • Mbështet zhvillimin profesional të klientëve pa asnjë rezervë;
  • I siguron klientit produktet më inovatore qoftë me stokun e saj qoftë me katalogun e produkteve që ofron;
  • Produktet e katalogut të saj minimizojnë impaktin në mjedis dhe reduktojnë konsumin e energjisë;
  • Ofron asistencën më të mirë pas shitjes në treg;
  • Ofron formim teorik dhe praktikë pune profesionistëve të rinj, duke bashkëpunuar me projekte ndërkombëtare që kanë në fokus shkollat e mesme profesionale;
  • Prej vitit 2017 ofron, në bashkëpunim me specialistë ndërkombëtarë anëtarë të Komitetit Europian për Standartizimin në fushën e ventilimit dhe evakuimit të tymrave në rast zjarri, seminare formimi për parkime publike, ndërtesa multifunksionale, industriale dhe residenciale.

Dërgo MESAZH!
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi mos hezitoni të na dërgoni një mesazh.