Njohuri bazë mbi kontrollin e tymit dhe normativat europiane të kontrollit të tymrave.
Rreziqet e tymit;
Qëllimet e sistemit të kontrollit të tymrave;
Normat EN të përshtatura për produkte sipas standardit të CPR-së (Regulation for Construction Products/Rregullorja e Produkteve të Ndërtimit);
Çertifikata e BE-së për qëndrueshmërinë e funksionimit të produkteve dhe Deklarata e BE-së për qëndrueshmërinë e funksionimit të produkteve;
Etiketa BE për produkte sipas standartit të CPR-së (Regulation for Construction Products/Rregullorja e Produkteve të Ndërtimit). Sistemet e kontrollit të tymrave.
Sisteme të bazuara në qarkullimin e tymit.
Sistemet e kontrollit të tymrave për ndërtesa industriale, magazina dhe qëndra tregëtare;
Sisteme ventilimi horizontale. Sisteme të kontrollit të tymrave për parkime të mbyllura. Dokumenta europiane për realizimin e projekteve;
Sisteme të presionit të diferencuar. Sistemet e kontrollit të tymrave në rrugët e evakuimit të ndërtesave shumëkatëshe. Dokumente europiane për realizimin e projekteve (sistemet e mbipresionit në shkallët e pallateve që shërbejnë për evakuim).
R E F E R O N Z. Santos Bendicho Alonso
Shef i Departamentit të Projekteve për Kontollin e Tymrave tek SODECA. Anëtar i Komitetit Europian për Standartizimin grupuar në Komitetin Teknik për kontrollin e tymrave (TC191/SC1) dhe anëtar i grupeve të punës si më poshtë:
WG 5: Zhvillimi i standardit të ardhshëm evropian prEN 12101-12: Kërkesat funksionale dhe metodat e llogaritjes për sistemet e ventilimit, të shkarkimit të tymrave dhe nxehtësisë, duke përdorur zjarre të simuluara kompiuterikisht në varësi të kohës (CFD);
WG 6/TG1: Shef grupi për zhvillimin e standardit europian EN 12101-13: Sistemet diferenciale të presionit (PDS) – Metodat e projektimit dhe llogaritjes, instalimi, testimi parapak për kontroll, testimi dhe mirëmbajtja rutinë;
WG 6/TG2: Zhvillimi i standardit të ardhshëm EN 12101-6: Specifikimet për sistemet diferenciale të presionit – Sistemet Kit (Sistemet e gatshme);
WG 9: Zhvillimi i standardit europian TS 12101-11: Sistemet e ventilimit të motorrizuar horizontal për parkimet e mbyllura.
Anëtar i UNE-AENOR – Shoqata Spanjolle për Standadizim dhe pjestar i Komiteteve Teknike si më poshtë:
CTN23 / SC5: Sisteme kundër zjarrit;
CTN23 / SC5-GT8. “Pak kontroll”: Vendimarrës i këtij grupi pune;
CTN23 / SC8: Inxhinieria e zjarrit;
CTN100: Sistemet e ventilimit, ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar.
P J E S Ë M A R R Ë S I T
Znj. Holta Komino, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH;
Mbi 38 pjesëtarë të trupit zjarrëfikës nga e gjithë Shqipëria;
Dept. i Energjitikës, Fakulteti i Inxh. Mekanike të UPT dhe studentë të masterit;
Mbi 30 projektues në sektorin e ventilimit dhe evakuimit të tymrave;
Mbi 20 të interesuar të fushave të tjera të lidhura me sektorin.