Telefononi në
0692079503
E Hene - E Premte
08:00-16:00
E Shtune
08:00-14:00

Ozoni kundra Koronavirusit: Efikasiteti i Ozonit si një Dezinfektues Virucidal.

22 Prill, 2020

22/04/2020 David Hart

Fjalët kyce: shërbime dezinfektimi, gjenerator ozoni.

Nuk është sekret sot që në industirinë e dezinfektimit dhe pastrimit përdorimi i gazit të ozonit është jashtëzakonisht i efektshëm në largimin e aromave të pakëndshme përmes oksidimit molekular. Më pak e njohur ka qënë përdorimi i tij si dezinfektues, mënyrë e cila është përdorur për shumë vitë efektivisht në fushën mjekësore. Ozoni është një gaz i fuqishëm i aftë për nivele të larta dezinfektimi, shumë i efektshëm në eliminimin e baktereve ose patogjeneve të ndryshme, kërpudhave si dhe çaktivizimin e viruseve. Fokusi i këtij artikulli është përdorimi i ozonit si një virucid, me theks tek SARS-CoV-2 i cili sipas Komitetit Ndërkombëtar i Taksonomisë është emri i saktë për atë që gjërësisht është njohur si COVID-19 (Koronavirus) që do i referohet këtij artikulli.

Çfarë është virusi?

Duke cituar Institutin Kombëtar të Shëndetit: “Një virus është një agjent infektues që zë një vend afër kufirit midis të gjallëve dhe jo të gjallëve. Është një grimcë shumë më e vogël sesa një qelizë bakteriale, e përbërë nga një gjenom i vogël ADN-je ose ARN-je dhe i rrethuar nga një shtresë proteinike. Viruset hyjnë në qelizat pritëse dhe rrëmbejnë enzimat dhe materialet e tyre duke bërë të mundur shumfishimin e tyre. Viruset dhe llojet të ndryshme të koronavirusit, përfshirë SARS-CoV-2 shkaktojnë një shumëllojshmëri sëmundjesh tek bimët dhe kafshët.  Ata mund të hyjnë në trup përmes hundës, gojës ose të çarave në lëkurë. Viruse të ndryshëm infektojnë lloje të ndryshme të qelizave bazuar në aftësinë e virusit për të njohur llojin e qelizës pritëse dhe për të hyjrë me sukses në të. Pasi hyn brenda, gjenomi i virusit aktivizohet për të prodhuar proteinat e nevojshme të cilat ndihmojnë në shumfishimin e virusit dhe ky cikël përsëritet. Për shembull, viruset gripialë sulmojnë qelizat respiratore ose ato të tretjes, norovirus pushton sistemin tretës. Qelizat e mushkërive dhe bronkitet janë shënjestra e SARS-CoV-2.

Viruset mund të qëndrojnë aktivë në sipërfaqe të ndryshme sipas jetëgjatësisë së tyre, në varësi të tipit të virusit, llojit të sipërfaqes dhe mjedisit ku ndodhet. Viruset gripalë mund të qëndrojnë aktiv në sipërfaqe deri në një javë, ndërsa viruset e gripit të zakonshëm mund të mbijetojnë për rreth 24 orë kurse virusi SARS-CoV-2 mbetet aktiv për rreth 72 orë. Gjatë këtij intervali kohor virusi është aktiv në sipërfaqet ku ndodhet dhe jep efekt në organizëm nëqoftëse bie në kontakt me qelizat e gjalla.

Le ta vendosim termin e saktë për shkatërrimin e viruseve para se “ta fusim në ring” me ozonin. Në varësi të kujt ju flisni, do të dëgjoni dikë të thotë se ata po “vrasin virusin”. Termat e saktë janë çaktivizim ose joaktivizim.

Cila është e saktë?

Siç e kemi diskutuar tashmë, në kuptimin tradicional viruset nuk janë organizma të gjallë – ato nuk janë bërë prej qelizave, pra nuk mund të riprodhohen pa pushtuar një qelizë pritëse, nuk reagojnë ndaj stimujve mjedisorë dhe nuk kanë metabolizëm. Për shkak se një virus nuk është organizëm “i gjallë” në kuptimin primar, nuk mund të “vritet”. Referencat për të vrarë virusin në literaturën mjekësore i referohen një teknike ku virusi çaktivizohet kimikisht ose mekanikisht, në mënyrë që ato të mund të përdoren në prodhimin e vaksinave ose të përdoren për hulumtime, pa mundësinë e shkaktimit të infeksionit, ose në rastin tonë, për të dezinfektuar një sipërfaqe ose hapësirë. Në këtë kuptim ne jemi duke përdorur termin “çaktivizim”, ku ne jemi duke përdorur ozonin për të trajtuar kimikisht një virus në mënyrë që të mos të infektojë qelizat e gjalla.

Si ozoni çaktivizon viruset?

Për të adresuar këtë pyetje, unë u drejtova disa prej mjekëve më të informuar mbi temën e ozonit dhe viruseve në vend. Dr. Gérard Sunnen i cili është një mjek në Nju Jork City i specializuar për përdorimet e ozonit në fushën mjekësore, duke filluar nga terapia me ozon “cutting-edge ozone therapy” tek klinikat dentare deri tek përdorimi i ozonit si dezinfektues. Sipas Dr. Sunnen. Ozoni ka veti unike dezinfektuese. Si gaz, ai ka një kapacitet depërtimi që lëngjet nuk e posedojnë. Duke patur parasysh faktin se, llojet SARS-CoV-2, MERS dhe SARS  vazhdojnë të qëndrojnë “të gjallë” në sipërfaqe deri në disa ditë, sugjerohet që teknologjia e dezinfektimit me ozon të aplikohet në ndotjen e ambienteve mjekësore si dhe në ambiente me funksion tjetër “.

Le të shohim se si ozoni funksionon në çaktivizimin e viruseve. “Në vija të përgjithshme, viruset janë grimca të vogla dhe të pavarura të ndërtuara nga një strukturë kristalore dhe nga makromolekula. Për dallim nga bakteret, ato shumohen vetëm brenda qelizës pritëse. Ozoni shkatërron viruset duke çarë mbulesën proteinike brënda bërthamës së acidit nukleik, duke rezultuar në dëmtimin e ARN-së. Në përqendrime më të larta, ozoni shkatërron mbulesën proteinike të jashtme me anë të oksidimit ”, shpjegon Dr. Sunnen. Më tej, përpjekjet në lidhje me kërkimet mbi efektet virucidale të ozonit janë përqendruar në prirjen e ozonit për të shkëputur molekulat lipidike në vendet me konfigurim të shumëfishtë të lidhjeve. Në të vërtetë, pasi mbulesa e molekules lipide e virusit copëtohet, bërthama e ADN-së ose ARN-së nuk mund të mbijetojë ”.

Në kërkimin tim për komunikim të mëtejshëm me ekspertë të fushës, unë ju drejtova drejtorit të Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve (CDC), Dr. Paul Meekan PhD, MPH, RPB, CBSP, SM (NRCM). E pyeta në lidhje me mendimet e tij për ozonin si një virucid, veçanërisht në lidhje me SARS-CoV-2. Ai u përgjigj, “Ozoni do të funksionojë”. Ozoni është shumë efikas në çaktivizimin e viruseve, veçanërisht viruseve si SARS-CoV-2. Brenda pak sekondash, ozoni shkatërron membranën lipide të virusit. Ozoni do ta çaktivizojë SARS-CoV-2, por ju duhet të dini se si po e aplikoni.

Sa ozon kërkohet për të arritur efekasitetin maksimal?

Reduktimi i log është një term matematikor që përdoret për të shprehur numrin relativ të mikrobeve të gjalla ose viruseve aktive që eliminohen nga dezinfektimi, dhe korrespondon me çaktivizimin e 90% të një mikrobi duke u zvogëluar me një faktor 10. Kështu, një ulje 2 Log do të ketë një ulje 99%, ose ulje të mikrobeve me një faktor prej 100, etj. Tabela më poshtë tregon grafikun e zvogëlimit të Log.

Një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur mend këtë shkallë është se numri i nëntave është i barabartë me numrin e reduktimit Log. Për shembull, 1 Log = 90%, 3 Logs = 99.9%, 5 Logs = 99.999%, etj.

Në varësi të virusit të piketuar, përqendrimi dhe koha e ekspozimit ndryshon. Duke marrë parasysh strukturën e SARS-CoV-2, dhe se si viruset reagojnë ndaj ekspozimit të ozonit, vlerësohet se përqendrimi i vetëm 1 ppm për  çështje sekondash është i mjaftueshëm për të arritur një dezinfektim prej 4 Log. Një gjenerator cilësor  ozoni  nuk duhet ta ketë problem të arrijë këtë përqendrim brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Niveli i prodhimit të ozonit është thelbësor; gjeneratorët e ozonit vlerësohen nga sasia në gram e ozonit që  gjenerojnë në orë (g / orë). Për të testuar kohën e nevojshme që nevojitet për të arritur përqendrim prej 1 ppm, kemi përdorur një gjenerator ozoni Canon GP16, i cili ka një prodhim prej 16 g / orë. Laboratori jonë përbëhej nga një hapësirë prej 28.3 m3, në 18.3 ° C dhe 14% RH (lagështia relative). Gjeneratori arriti 5 ppm për 15 sekonda, dhe 1 ppm në më pak se <2 minuta. Gjeneratorët e ozonit  shndërrojnë oksigjenin e ambientit në ozon me anë të ndarjes molekulare (fission) dhe bashkimit molekular (fusion), shkalla e prodhimit të ozonit ngadalësohet kur përqendrimi rritet, që vjen si rezultat pakësimit të vazhdueshëm të molekulave O2 të disponueshme në hapësirën e mbyllur. Prandaj, piku i gjenerimit të ozonit varet drejtpërdrejt nga fuqia e gjeneratorit, pasi sistemet më të vogla të cojnë në një përqendrim më të ulët të ozonit. Gjeneruesit e ozonit me fuqi të lartë gjithashtu kanë aftësinë e arritjes së përqendrimeve efektive më shpejt, gjë e cila jep një rendiment të përgjithshem më të lartë.

David Hart, së bashku me një ekip të përzgjedhur mjekësh dhe shkencëtarësh, po drejton një program rigoroz të testimit për të marrë të dhëna sa më të sakta mbi efektin çaktivizues të  ozoninit në llojet e ndryshme të baktereve patogjene, kërpudhave, sporeve dhe viruseve, në lidhje me përqendrimin e ozonit dhe kohën e ekspozimit të tyre kundrejt ozonit.

Përmbledhje

Ozoni është testuar në laborator dhe në terren dhe rezulton të jetë një virucid jashtëzakonisht i efektshëm dhe anti-bakterial shumë i fuqishëm, duke vrarë totalisht bakteret patogjene, viruset, kërpudhat dhe sporet ofron shumë benefite mbi mënyrat alternative të dezinfektimit.

Për shkak se është në gjendje të  gaz ka një kapacitet depërtimi shumë herë më të madh gjë të cilën lëngjet nuk e posedojnë. Një gjenerator ozoni nuk ka nevojë të mbushet me “lëndë” për të funksionuar dhe nuk ka nevojë për ndezje-fikje manuale; thjesht vendosni kohë-matësin (timer-in) dhe shtypni butonin. Pajisja nis funksionimin  duke e kthyer oksigjenin e ndodhur në ajrin e ambientit në ozon oksidues shumë të fuqishëm. Kur kthehemi për të vazhduar aktivitetin pas periudhës së caktuar kohore kemi një dezinfektimi të plotë të hapësirës.

Faleminderit Dr. Gérard Sunnen, Dr. Paul Meekan dhe Paul Glidden, PhD për kontributet e tyre të vlefshme në këtë artikull.